Anëtari i kryesisë qendrore të partisë politike Alternativa, Orhan Murtezani ka reaguar ndaj deklaratës së qeverisë ku akuzuan opozitën se nga bllokimi i Kuvendit po rrezikojnë 50 mijë vende pune, shkruan InfoShqip.com
Murtezani ka akuzuar qeverinë se kur po bllokohet Kuvendi po rrezikohen vende pune e kur mijëra qytetarë që nuk kanë nënshtetësi ka pyetur se a nuk ju duken të bllokuar tërë jetën.
Postimi i plotë:
“Ani kur thonë rrezikohen 50000 vende pune nga bllokimi i Kuvendit. Mirë, e ata mijëra qytetarë që ende nuk kanë nënshtetësi a nuk ju duken të bllokuar tërë jetën!? Pastaj a nuk ishit ju ata që qindra mijëra shqiptarë dhe qytetarë të tjerë i detyruat të shpërngulen për ta siguruar një vend pune!?”, ka shkruar Murtezani. /InfoShqip.com