Murtezani: Kosova e përkushtuar ndaj reformave dhe integrimit evropian – Zgjerimi i BE-së, çështje strategjike

Zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet një çështje me rëndësi strategjike – jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe për vetë Bashkimin Evropian dhe besueshmërinë e procesit të integrimit evropian. Kështu u shpreh sot në një konference për shtyp ministrja për Çështje Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre, dhe përfaqësues të institucioneve kosovare.

Në deklaratën e tij, përfaqësuesi i Kosovës theksoi se kriteret e Kopenhagës mbeten themeli mbi të cilin ndërtohen vlerat dhe parimet e Bashkimit Evropian, dhe se këto standarde duhet të mbesin të pandryshueshme dhe të drejtë për të gjithë vendet aspiruese.

“Jemi të përkushtuar ndaj reformave dhe ndaj rolit konstruktiv në rajon – jo vetëm si detyrim, por si përzgjedhje e jonë,” tha ndër të tjera, duke nënvizuar përkushtimin e Kosovës për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit evropian, në përputhje me vlerat demokratike dhe sundimin e ligjit.

Vizita e ministres daneze u vlerësua si një shenjë e mbështetjes së vazhdueshme të Danimarkës ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu