Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar daj veprimeve të qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar pushtetin për përpjekje për instalimin e një sistemi monist dhe për mosrespektim të Kushtetutës.
“Prej një qeverie që brenda katër vitesh procedon 11 ligje antikushtetuese, nuk pritet respektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese,” tha Musliu.
Ajo shtoi se përballë këtij qëndrimi, është koha që opozita të mos respektojë rregulloren e Kuvendit dhe ta rikthejë debatin politik aty ku i takon.
Musliu theksoi se është momenti për një reagim të vendosur kundër siç i quajti “marionetat e VV-së”, duke theksuar nevojën për t’i dhënë një “leksion politik” Albin Kurtit dhe bashkëpunëtorëve të tij. /Reporteri.net/