Musliu: Lidhja Prizrenit u formua nga dijetarët islamë (VIDEO)

Imami nga Drenasi, Osman Musliu, duke folur për Lidhjen e Prizrenit, ka thënë se kjo ngjarje është rast unik kur shqiptarët janë identifikuar si shqiptarë.

“Lidhja e Prizrenit u organizua nga dijetarët islam. Ishte hera e parë kur shqiptarët janë identifikuar si shqiptarë, katolikët dhe myslimanët, sepse me sa e di unë ortodoksët nuk kanë marrë pjesë”, është shprehur Osman Musliu në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, në RTV Dukagjini.

Hoxhë Osmani ka deklaruar se financuesi më i madh i Lidhjes së Prizrenit nuk është përmendur asnjëherë në librat e historisë, përcjell Telegrafi.

“Financuesi më i madh i Lidhjes së Prizrenit ishte Jusuf bej Pazari, ne kurrë në librat e historisë nuk e kemi lexu, as kush nuk ia ka ndi zërin”, është shprehur imami Osman Musliu.

Musliu ka deklaruar se ajo që na ndau është Evropa e jo Perandoria Osmane.

“Është fakt që Evropa na ka nda në pesë shtete, nuk na ka nda perandoria Osmane”, tha Musliu.

Hoxha më tej ka thënë se e do Evropën edhe për shkak të drejtave që kjo e fundit u jep jep myslimanëve.

“E dua Evropën, sepse atje ka rend dhe rregull. Jam mysliman dhe kam qejf me u integrua në Evropë. I du të drejtat e myslimanit në Prishtinë, ashtu siç janë në Londër, Berlin, Washington”, ka përfunduar Musliu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu