Musliu pyet Kurtin: Pse Policia e Kosovës që tri vjet nuk ka blerë çizme për policët?

Deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu ka adresuar një mori pyetjesh për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me Policinë.

Paraprakisht ajo e quajti Kurtin qesharak në çdo postim të tij. Musliu tha se nuk i takon asnjë meritë atij për punën profesionale të Policisë.

“Ai nuk hezitoj të marrë si meritë të tij punën profesionale e operacionale të Policisë së Kosovës. Meritat e Albbin Kurtit në çështjet operacionale të Policisë së Kosovës janë zero.”, shkroi Ganimete Musliu.

Ndërsa këto janë pyetje publike të saj adresuar Kurtit.

“1. Pse nuk e emroni Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës? ( janë bërë më shumë se katër muaj pa drejtor).

2. Pse katër mbledhje radhazi në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka dështuar votimi në parim i Projektligjit për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësve të Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore. ( me urdhër të Albin Kurtit,Deputetet e LVV anëtarë të këtij komisioni nuk kanë marrë pjesë në votim. Përjashtim bënë deputeti Fatmir Humolli nga LVV që ka votuar për.)

3. Pse Policia e Kosovës që tri vjet nuk ka blerë çizme për policët?

4. Pse që pesë vjet nuk janë blerë uniforma për Njësinë Speciale, e ata pjestarë kësaj njesie i keni mbajtur me nga tri javë ditë atje në very?A ta polic e kanë nga një uniformë, nëse i bëhet me lloç, lagen nga kushtet atmosferike apo gervishen duhet me e pastru atë dhe me përdorë të njëjtën.

5. Sa është numri i policëve që po e braktisin shërbimin në polici?

6. Sa policë të Policisë së Kosovës bëjnë punë sekondare për të mbajtur familjen?”, pyeti Musliu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu