Musliu: Serbia duke sulmuar Kosovën po e sulmon Turqinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka reaguar lidhur me pretendimet e medieve serbe kinse Turqia ka nisur kamionë me armatim në drejtim të Kosovës.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Serbia duke sulmuar Kosovën, po sulmon edhe Turqinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, raporton Zeri.info.

“Të gjitha mediet e Serbisë, me kryeredaktor Aleksandar Vuçiqin, tashmë, duke dashur që ta sulmojnë Kosovën, po e sulmojnë edhe Turqinë. Sipas tyre, shërbimet sekrete serbe “paskan” të dhëna se, 11 kamionë plot me armatim janë nisur nga Turqia për Kosovën. Por, shërbimet sekrete serbe, e kanë gëlltitur një informacion të rremë dhe nga ajo e kanë prodhuar një rrenë tjetër”, ka shkruar Musliu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu