Musliu: Vuçiqi do ta bëjë një kthesë me Kosovën, i tha tri gjëra të pathëna nga serbët deri sot

Gazetari dhe publicisti Fahri Musliu, ka komentuar qendrimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në raport me Kosovën.

Ai ka treguar tri gjërat që i ka thënë Vuçiqi, por që nuk janë thënë asnjëherë nga serbët.

“Vuçiqi mundet me e kthy opinonin serb, t’paktën 90%, se edhe grupet djathtiste që i ka në Parlament, i ka nën kontroll, për arsye se e ka pushtetin absolut. Dhe, kur e ke pushtetin absolut, t’i ke metoda të ndryshme, njerëzit me përfitu, me i bind, metoda të ndryshme ke. Dhe, në këtë kontekst besoj se ai në një moment do t’a bëjë një kthesë, kthesë për arsye se ai ka thënë tri gjëra që deri sot askush nuk i ka thënë. Ai thotë se, ‘Ne nuk jemi popull qiellor, por, jemi toksorë’, që ata e konsiderojnë veten popull qiellor, por po mashtrohemi. E dyta, thotë se, nuk ka ekzistu miti i Kosovës, por na kanë mashtru, dhe e treta, Kosova kurrë nuk ka qenë e jona, por na kanë rrejtë. Pas këtyre tri fjalive kam pritë se do të bëjë një kthesë radikale. Kur para tri vjetësh ka qenë në zenitin e fuqisë së vetë, mirëpo, mesiguri në politikë ka momente delikate”, ka rrëfyer gazetari Musliu.

Tutje, Musliu tha se Vuciqi ka frikën se mos po e përjeton fatin e njejtë me atë të Gjingjiqit. Më tutje tregoi se çfarë i tha Gjingjiqi një muaj para se të vritej.

“Unë mendoj se ai ka edhe frikë se mos po e përjeton fatin e Gjingjiqit. Unë, një muaj para se me u vra Gjingjiqi, e kam pas intervistën në ‘Zërin e Amerikës’, pas bisedës ai privat ma thotë, ‘Në momentin që t’a konsolidoj pushtetin, unë dua me njoftë Kosovën, dua me ditë ku është kufiri im, cili është elektorati im edhe me shqiptarët me vendosë raporte fqinjësore të mira, jemi popull i ri dhe kemi prespektivë”, ka thënë Musliu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu