Analisti dhe gazetari Mustafa Nano në një intervistë për Tvt ka komentuar vendimin e qeverisë Rama për të mbyllur shkollat turke në Shqipëri.
Sipas Nanos me këtë vendim, kryeministri i ka hapur rrugë zhvendosjes në Tiranë të një konflikti të botës turke.
Nano tha se ndryshe nga liderë të vendeve të tjera, Rama nuk ka gjetur forcën për ta kundërshtuar presidentin turk por që ai duhet të veprojë si liderët e tjerë europianë, dhe jo t’i bindet Erdoganit.
Kujtojmë këtu se vendimi ka sjellë sumë pakënaqësi në vend, pasi shkollat kanë qenë më kërkueset dhe me standartet më të larta të mësimdhënies në Shqipëri.










