Mustafa, Osmanit dhe Kurtit: Bashkërendimi juaj nuk iu bëri punë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë sot se bashkërendimi i Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit nuk iu bëri punë.

Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Osmani i iku përgjegjësisë që të drejtojë Kuvendin e Kosovës, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për kryeministër, ndërsa Kurti i iku përgjegjësisë t’ia dorëzojë detyrën kryeministrit Hoti.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Bojkotimi i bashkërenditur i znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe z. Albin Kurti, ish Kryeministër, nuk iu bëri punë.

E para iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për Kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës. Veprim i papresedan dhe i papërgjegjshëm.

Sot, Albin Kurti i iku përgjegjësisë t’ia dorëzojë detyrën Kryeministrit Hoti. Deklarata e tij se nuk ia dorëzon detyrën njeriut qe e ka shkarkuar është e ulët dhe e pasaktë. Në fakt para se ta shkarkonte z. Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë, Kurti e shkarkoi vetëveten me votën e mbi 2/3 të deputetëve.

Pamja e mëngjesit të sotëm e Kryeministrit Hoti, në ceremonin e nderit të njësisë së FSK-së, flet qartë se para tij nuk kishte Kryeministër. Sepse çdo kryeministër me sjellje normale do t’ia dorëzonte detyrën pasardhësit të tij”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu