Mustafa shpjegon se çfarë ndodhi mes tij dhe Vuçiqit në Sarajevë (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka zbuluar detaje nga pjesëmarrja e tij në samitin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë.

Mustafa ka shpjeguar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në këtë samit, si dhe folur për përplasjen e raportuar në media ndërmjet tij dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë për RTK se Vuçiq ka hapur disa çështje të cilat nuk i takojnë atij, duke përmendur çështjen e transforimit të FSK-së në ushtri dhe çështjen e pronave të Kosovës.

Mustafa ka vlerësuar se deklaratat e fundit nga Vuçiq dhe figurat e tjera serbe po bëhen vetëm për fushatë.


Isa Mustafa by GazetaExpresscom


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu