Mustafa: Si LDK nuk kemi koment negativ për deklaratat e Donika Gërvalles

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se si LDK nuk kanë ndonjë koment negativ për deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, lidhur me Gjykatën Speciale.

Mustafa po ashtu shtoi se ai personalisht nuk ka asnjë vërejtje

“Sa i përket figurës së Donika Gërvallës, unë personalisht nuk kam asnjë vërejtje për figurën e saj, për historinë e saj, për profesionalizmin e saj. Kurse, si LDK nuk kemi pasur ndonjë koment negativ për deklaratat e saj”, ka pohuar Mustafa në RTV Dukagjini.

Ndryshe, disa deklarata të mëhershme të ministres Gërvalla për Gjykatën Speciale kanë nxitur debat të madh në vend, ku edhe është kërkuar edhe dorëheqja e kryediplomates.

Tutje, Mustafa ka thënë se në programin qeverisës të Qeverisë Kurti kanë gjetur shumë fjalë por pak gjëra konkrete

“Kanë mungesë të masave konkrete ose të një rrugëtimi se si do të arrijnë t’i realizojnë objektivat që i kanë premtuar dhe që i kanë reflektuar në program. Flitet për Fondin Sovran, nuk tregon se çka do të bëjë më pasurinë strategjike, se si do të përfitojnë qytetarët, ka shumë pikëpyetje. Po ashtu, edhe Agjencia Zhvillimore nuk tregon se si do të bëjë zhvillimin ekonomik për dallim nga agjencitë tjera”, ka potencuar Mustafa në Debat Plus.

Deputeti i LDK-së, madje tha se Qeveria Kurti synon t’i realizojë të gjithë këto me borxh.

“Qeveria në 4 vitet e ardhshme synon t’i realizojë këto me borxhe. Kanë premtuar aq shumë sa që nuk mund t’i financojnë me buxhetin e shtetit. Për katër vite do të shtojnë 1.7 miliard borxhe”, ka thënë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu