“Serbia i ka bërë zullume vetes dhe serbët duhet të jetojnë me këtë të vërtetë. Ata i kanë sjellë vuajtje vetvetes dhe të tjerëve.”
Kështu ka deklaruar në Beograd shkrimtarja e famshme gjermane, nobelistja Herta Müller (Herta Myller).
Ajo e ka njoftuar opinionin serb pasi në një bashkëbisedim me lexues ka deklaruar se Serbia është fajtore për vuajtjet e veta dhe të fqinjëve të saj.
Kujtojme se ajo tha:
“Edhe sot mendoj njëjtë”.
“Një njeri si Millosheviqi, që i zhvillon katër luftëra brenda nëntë vjetëve dhe në mënyrë aq praktike ndërton varreza – nuk mund të ndalet me fjalë”.
“Kosovës dhe Bosnjës u janë shkaktuar shumë dëme dhe të këqija për arsye të nacionalizimit të tmerrshëm”.
“Serbët i kanë bërë keq vetes”, shtoi ajo.









