“Na nderuat familjen”, Vuçiç pret me tabaka në dorë ministrin grek në shtëpinë e tij

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka pritur në një mënyrë krejt ndryshe ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Për festën e Shën Nikollës, ai e ka pritur në shtëpinë e prindërve të tij, së bashku me ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiçin.

“Në shtëpinë e prindërve të mi sot në Shën Nikollë prita Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias dhe Ivica Daçiçin. Faleminderit që nderuat shtëpinë e Vuçiçit! Rroftë miqësia serbo-greke!”, shkruan ai, ndërsa në foto e ndara në Instagram shihet me tabaka në dorë, duke u shërbyer vetë miqve.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu