“Na thirrët në Ballkan, erdhëm”, Erdogan akuza të forta NATO-s: Ku je?

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan kritikoi NATO-n, duke porositur se Turqia i është përgjigjur thirrjeve të NATO-s në shumë vende, ndërsa NATO sot nuk është në rajonin e Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan qëndroi në qytetin jugor turk Mersin, ku foli në Kongresin e partisë në pushtet, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti). Në fokus të fjalimit të presidentit turk ishin ngjarjet në Siri, ndërsa me këtë rast dha kritika në llogari të NATO-s.

“Ku është NATO? Ne kaq shumë luftojmë këtu. A nuk është Turqia një anëtare e NATO-s? Ku je? Në Afganistan menjëherë thirri të gjitha anëtarët e NATO-s, e çfarë është me Sirinë? Vendet anëtare të NATO-s në Siri, të kishin forcë do të na kundërshtonin, por nuk guxojnë sepse e shohin qëndrimin e drejtë të Turqisë”, tha Erdoğan duke shtuar:

“Ajo që ne donim. Na thirrët në Afganistan erdhëm, na thirrët në Somali erdhëm, na thirrët në Ballkan erdhëm. Tani ne të thërrasim ty, eja, hajde në Siri. Pse nuk vjen?”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu