Disa nacionalistë maqedonas, të pakënaqur për shkak se sot nis gjykimi për terrorin e 27-prillit të 2017-s në Kuvendin e Maqedonisë, janë duke protestuar para gjykatës në Shkup.
Ata mbajnë flamuj të Maqedonisë, e kurse një pjesë tjetër parulla: “Liri për vëllezërit tanë patriotë”.
E megjithatë janë të paktë dhe kjo është një tregues që shumica dërrmuese e qytetarëve maqedonas dëshirojnë të shohin nga e ardhmja e jo nga e shkuara.