Kryetari i SHGM, Naser Selmani ka kritikuar kreun e BDI, Ali Ahmeti lidhur me intervistën e tij mbrëmë në Alsat.
“Ali Ahmeti paska zbuluar ujin e ngrohtë. Edhe zogjët e malit e dinë se shqiptarët kurrë nuk kanë qenë problem për Maqedoninë. Përkundrazi, regjimet e Maqedonisë u kanë shkaktuar shumë vuajtje shqiptarëve dhe qytetarëve të saj.
Ahmeti ka harruar të thotë se përfaqësuesit e shqiptarëve me sjelljen e tyre të papërgjegjshme kanë tradhtuar ëndrrën e shqiptarëve për një Maqedoni të lirë, demokratike dhe evropiane.
Ai vetë me shumë përkushtim ka kontribuar për krijimin e shtetit të kapur të Maqedonisë duke qenë 9 vite në shërbim të regjimit të Gruevskit për shkak të lakmisë ndaj privilegjeve të pushtetit.”, theksoi Selmani.










