NATO “blindon” kufirin me Rusinë, Polonia dhe Lituania lëvizin tanket, mijëra trupa në gatishmëri, ja “zona e nxehtë” ku mund të shpërthejë lufta e madhe

Rreth 90,000 trupa të NATO-s janë trajnuar në Evropë këtë pranverë për luftën e Fuqive të Mëdha që shumica e liderëve shpresojnë të mos vijë kurrë: një përplasje midis Rusisë dhe Perëndimit me pasoja potencialisht katastrofike. Të gjitha janë pjesë e asaj që supozohet të jetë një shfaqje e jashtëzakonshme e forcës nga NATO, më e madhja e saj që nga fillimi i Luftës së Ftohtë, që ka për qëllim t’i dërgojë një mesazh Presidentit Vladimir Putin të Rusisë se ambiciet e tij nuk duhet të shkojnë përtej Ukrainës. Por është gjithashtu një pamje paraprake e asaj se si mund të duket një konflikt modern i Fuqive të Mëdha. Nëse NATO dhe Rusia do të hynin në luftë, trupat amerikane dhe ato aleate fillimisht do të nxitonin drejt vendeve baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania, “krahu lindor” i NATO-s, në përpjekje për të bllokuar depërtimin e një force ruse. Se si do të përfundonte ajo luftë dhe sa njerëz mund të vdisnin, është një histori tjetër.

Stërvitjet e Polonisë dhe Lituanisë

Shumë eskpertë mendojnë se hendeku Suwalki, do të jetë pika “e ndezjes” për një luftë të NATO-s me Rusinë. Ndaj, Polonia dhe Lituania kanë filluar stërvitjet e përbashkëta ushtarake për të testuar gatishmërinë e tyre për të mbrojtur këtë territor, një pjesë e rëndësishme strategjike e tokës përgjatë kufirit të tyre të përbashkët që ndodhet midis Bjellorusisë dhe enklavës ruse të Kaliningradit. Personeli ushtarak nga SHBA dhe Portugalia po marrin pjesë gjithashtu. Stërvitjet, të quajtura Brave Griffin 24/II, filluan të dielën rreth qyteteve Druskininkai, Alytus dhe Varëna në anën lituaneze të kufirit. Mbi 1500 trupa dhe 200 njësi pajisje ushtarake janë të përfshirë, njoftuan forcat e armatosura të Lituanisë. Manovrat do të zgjasin një javë dhe do të testojnë një skenar mbrojtës të bazuar në të ashtuquajturin plan “Orsha” të Polonisë dhe Litanisë për të mbrojtur Hendekun Suwa?ki, i cili shihet si një pikë e mundshme mbytjeje në një luftë me Rusinë. Manovrat janë pjesë e stërvitjeve më të gjera të NATO-s, “Steadfast Defender”, më të mëdhatë e aleancës që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

“Thembra e Akilit”

Korridori Suwalki është pika më e afërt e Bjellorusisë me Kaliningradin rus, e cila nëse kapet nga forcat armike të NATO-s do të bllokonte në veri tre shtete aleate si Lituania, Letonia dhe Estonia. Ekspertët e sigurisë e kanë cilësuar këtë zonë si “thembrën e Akilit” në rast të ndonjë çmendurie të Putinit për të sulmuar NATO-n. Zona ndodhet në kufirin që ndaj Poloninë me Lituaninë dhe për pak kilometra mund të lidhet me tokë me Bjellorusinë dhe rrjedhimisht Rusinë. Prandaj edhe NATO ka vendosur një numër të madh trupash në këtë zonë dhe bën stërvitjen më të madhe të dekadave të fundit.Edhe para konfliktit në Ukrainë, Hendeku Suwalki ishte një çështje shqetësuese midis Rusisë dhe NATO-s, pasi disa udhëheqës të lartë ushtarakë perëndimorë shprehën shqetësimet e tyre se Moska mund të mbyllte hendekun për të rilidhur rrugën e saj tokësore midis Bjellorusisë dhe Kaliningradit.

Lëvizja e tankeve

Nga ana tjetër, qeveria suedeze do të dërgojë një batalion të vogël në Forcën Shumëkombëshe të NATO-s në Letoni si pjesë e kontributit të vendit në aleancën transatlantike, njoftoi të enjten kryeministri suedez Ulf Kristersson. Sipas Kristersson, Suedia së shpejti do të arrijë “integrimin e plotë ushtarak” me NATO-n dhe si pjesë e kontributit të vendit në aleancë, anëtari më i ri do të kontribuojë me rreth 400-500 trupa në forcën shumëkombëshe të NATO-s në Letoni deri në fillim të vitit 2025, së bashku me një mjet luftarak Stridsfordon 90, një mjet gjithëpërfshirës Pansarterrängbil 360 dhe një tank Leopard. “Forcat e Armatosura suedeze tani do të ngarkohen me përgatitjen e kontributit suedez,” tha kryeministri suedez. Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Ndërsa Finlanda u bë anëtare në prill 2023, Suedia u bë anëtarja e 32-të e NATO-s në mars, duke i dhënë fund më shumë se dy shekujve të mos-angazhimit ushtarak dhe duke lejuar Stokholmin të dërgojë trupa jashtë vendit në mbështesin misionin e aleancës transatlantike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu