Vendet e NATO-s vazhdojnë të marrin masa kundër agresionit rus ndaj ish-shteteve të Bashkimit Sovjetik duke vendosur trupa dhe logjistikë në kufi me Rusinë. Rreth 1 100 trupa të NATO-s nga vende si SHBA, Britania e Madhe dhe Rumania janë vendosur në qytetin verior të Orzysz-it, jo më larg se 50 kilometra nga enklava ruse, e Kaliningradit, shkruan Albeu.com.
Ky hap i NATO-s vjen pas vendosjes nga ana e Rusisë në Kaliningrad të S400, raketave të avancuara kundër ajrore që janë të gatshme të mbajnë edhe mbushje bërthamore në Kaliningrad.
Në zonë pritet të arrijnë edhe trupat kroate gjatë ditëve në vijim.
NATO ka dërguar trupa, tanke, avionë dhe logjistikë në të gjitha vendet e ish-Bashkimit Sovjetik duke parandaluar një agresion të mundshëm të Rusisë ndaj këtyre vendeve pas asaj që ndodhi me Krimenë dy vite më parë.