NATO mbështet Maqedoninë Taçan: Të zgjidhet çështja e emrit

H. E. Mr. Tacan Ildem, Permanent Representative of Turkey on the North Atlantic Council, during his meeting with the delegation

Ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për diplomaci publike, Ildem Taçan, i cili qëndron për vizitë në Maqedoni, sheh vendosmëri te Qeveria për zbatimin e një numri të madh reformash dhe thotë se ritmi intensiv i procesit politik do të sigurojë standarde të larta të cilat do ta sjellin shtetin afër anëtarësimit në NATO.

Për ftesën për anëtarësim, thekson, janë të rëndësishme edhe reformat, por edhe një zgjidhja të pranueshme për të dyja palët për emrin. Ministri Dimitrov megjithatë, theksoi se qëndrimi i Taçan është vizitë e një përfaqësuesi të lartë të Aleancës në Maqedoni pas një kohe të gjatë dhe se paraqet hap të rëndësishëm në procesin për ripërtëritjen e marrëdhënieve të Maqedonisë me NATO-n, kthimin e dialogut të rregullt politik dhe bashkëpunim praktik të cilët në mënyrë të konsiderueshme kanë rënë në vitet e fundit për shkak të krizës.

“Vazhdojmë ta mbështesim shtetin tuaj në rrugën për anëtarësim në Aleancë. Si për të gjitha vendet aspiruese me rëndësi është të mbeten të fokusuara në agjendën reformuese dhe të sigurohet stabilitet politik. Të gjitha takimet e mia janë konfirmim i faktit se ka vullnet politik dhe më vjen mirë që e di këtë”– theksoi Ildem Taçan/InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu