“NATO nuk do të marrë rolin e SHBA-së në Irak”

Komandanti i misionit të NATO-s në Irak tha se organizata e tij do të vazhdojë të ofrojë trajnim dhe konsulencë në Irak por nuk do të marrë atje rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Duke folur për Asia TV, gjeneral lejtnant Per Pugholm Olsen tha se NATO aktualisht ka një forcë prej mbi 300 vetë në Irak dhe takimet e ardhshme do të përcaktonin se cilat institucione do të marrin konsulencë dhe trajnim.

Duke kujtuar një thirrje të Irakut për të rritur numrin e elementëve të vendosur të NATO-s në vend, ai vazhdoi të nënvizojë se NATO nuk do të marrë rolin e SHBA-së.

Olsen gjithashtu tha se qeveria irakiane po bën çmos për të mbrojtur misionin e NATO-s në Irak nga çdo kërcënim i armatosur. Në mes të shkurtit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ministrat e mbrojtjes së organizatës vendosën të dërgojnë deri në 3.500 trupa shtesë në Irak.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu