NATO reagon për situatën në veri: Të gatshëm të ndërhyjmë nëse rrezikohet stabiliteti

Zëvendëssekretari i NATO-s, Mircea Geoana, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri, pasi Lista Serbe ka njoftuar se janë larguar nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Geoana tha se Kosova dhe Serbia duhet të parandalojnë përshkallëzimin, teksa shtoi se KFOR’i është i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti.

Si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin. @NATO_KFOR mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti” – ka shkruar ai. Ai përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se ka biseduar me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kyetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës. Zyrtarë të Policisë së Republikës së Kosovës nga komuniteti serb i kanë zhveshur uniformat.

Në takim sot u mor vendim që zyrtarët e policisë, gjykatave, e institucioneve të Kosovës të dorëhiqen dhe të bojkotojnë institucionet si shenjë pakënaqësie e suspendimit të drejtorit të policisë në veri Nenad Gjuriq. Ky i fundit u suspendua pasi dyshohet për sabotim e thirrje për rezistencë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu