Ndalimi i shoferit të Ahmetit, MPB konfirmon dhe tregon arsyen e ndaljes

Almakos sot kishte raportuar se nga burime diplomatike ka marrë vesh që ditë më parë rreth katër vetura të njësitit special policor “Alfa”, e kanë kapur në prit shoferin e kryetarit të BDI-së në Shkup Sh.I, sepse ka patur indikacione të cilat është dashur të hulumtohen më tutje nga organet e rendit.

Për këtë Almakos ka kërkuar informacione edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, me çka ky dikaster ka konfirmuar pohimet tona.

“Më datën 25.12.208 në orën 21:40 në stacionin Policor në Karposh është ndaluar SH.I (44) nga fshati Zajas i Kërçovës, për shkak të dyshimeve se në veturën e tipit “Audi”, të cilën e ka vozitur ka patur targa të një veture tjetër. Janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti”, kanë thënë nga Ministria e Punëve të Brendshme për Almakos


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu