Ndërhyrjen e Albin Kurtit në zgjedhjet! Analisti i njohur zbulon detajet e bujshme: Ja çfarë ndodhi mes Ali Ahmetit dhe kryeministrit të Kosovës

Albert Musliu analist nga RMV komentoi në një intervistë televizive ndërhyrjen e Albin Kurtit në zgjedhjet në RMV duke u rreshtuar në krahun e opozitës.

Musliu tha se nëse Kurti ka një ndikim tek Aleanca për Shqiptarët kjo nuk do t’i shërbente aspak shqiptarëve në RMV.

“Ministri i Ali Ahmetit, Bujar Osmani organizoi një takim të shkëlqyer në Ohër për t’i dhënë zë kauzës së Kosovës. Nuk e di a ka një përçarje mes tyre, por nuk besoj të ketë ndikim të madh. Nëse Kurti ka ndikim të Aleanca për Shqiptarët do ishte keq, na duhet konsolidimi i subjekteve shqiptare në RMV. Ishte një ndërhyrje e pamatur në këtë moment, ne kemi motiv për t’u gëzuar për zgjedhjen e Talat Xhaferit për t’u forcuar së brendshmi”, tha analisti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu