Ndërmjetësuesi Methju Nimic pas takimit me ministrin e punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, deklaroi se në kohë të shkurtër nuk pret ndonjë kthesë të madhe në raport me negociatat për emrin.
Ai tha se e ka shtyrë vizitën në Athinë për shkak të angazhimeve të shumta të shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxijas, por theksoi se kjo vizitë do të ndodhë gjithsesi.
I pyetur se a sheh shans për progres nga ana greke rreth linjave të tyre të kuqe, Nimic tha se duhet të zgjidhet pyetja për progres nga të dyja anët, por se që të dyja anët duhet ti dëgjojnë me kujdes pozicionet e ndërsjella.
“Ne nuk biseduam për koncept të ri konkret për emrin. Nuk erdha këtu me propozim të ri. Gjithashtu as qeveria nuk kishte pikëpamje tjetër për punët. Biseduam për procesin, për intensifikimin e marrëdhënjeve mes të dyja vendeve, dhe pozita e përgjithshme e qeverisë këtu është që të jetë e hapur për fqinjët dhe të zgjidh problemet me rajonin.”-theksoi Methju Nimic/InfoShqip.com










