Ndëroi jetë Mbretëresha Elizabeth II

Ka vdekur Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II. Lajmin e ka bërë të ditur Familja Mbretërore. Mbretëresha Elisabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike ka ndërruar jetë këtë të enjte, ndërsa ndodhej në kështjellën Balmoral në Skoci.

Që prej vitit 1952, ajo ka kaluar shtatë Papë, 14 presidentë amerikanë dhe 15 kryeministra britanikë, ndërsa ka pasur vetëm një monark britanik.

Mbretëresha Elizabeth II ka mbretëruar për 70 vjet, më gjatë se çdo monark britanik në histori dhe çdo monark aktual në botë. Ajo ishte vetëm 25 vjeç kur u ngjit në fron.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu