Ndërroi jetë nëna e deputetit Sadulla Duraku, Ahmeti: Ishte një nënë që i hapi portat e shtëpisë së saj për ushtarët e lirisë

Deputeti i BDI-së, Sadulla Duraku ka njoftuar se ka ndërruar jetë nëna e tij, përcjell TV21.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Të nderuar familjarë, shokë dhe dashamirë, me dhimbje të thellë dëshirojmë t’ju informojmë se sot, më datë 20.01.2026, ka ndërruar jetë nëna jonë e dashur. Ju njoftojmë se varrimi i të ndjerës do të bëhet më datë 21.01.2026, pas namazit të ikindisë. Lutemi që Allahu xh.sh. ta mëshirojë nënën tonë dhe ta gradojë me gradat më të larta të xhenetit”, ka shkruar deputeti Duraku.

Për vdekjen e nënës së Durakut ka reaguar edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Duraku.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës Xhantape Duraku, nënës së shokut tim dhe bashkëveprimtarit Sadulla Duraku. Ajo ishte një nënë që i hapi portat e shtëpisë së saj për ushtarët e lirisë, duke i pritur me këshilla, me bukë e me ujë, në ditë të vështira për vendin dhe popullin tonë. Një grua e urtë, e mençur dhe një nënë autentike shqiptare, që me sakrificën dhe qëndrimin e saj la gjurmë të pashlyeshme. Në këto momente të rënda, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Sadullait, familjes Duraku dhe gjithë të afërmve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për nënën Xhantape Duraku. Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me paqe të përjetshme”. ka shkruar Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu