Ndërron jetë aktori i njohur që luajti në serialin “Jetë e hidhur” (FOTO)

Edhe një aktor i njohur është shuar. Ka vdekur në moshën 79 vjeçare, aktori i njohur turk, Ferdi Merter.

Aktori turk i cili njihej për rolet e tij të shumta në serialet turke, ku në Kosovë u bë i njohur me rolin e tij të “Sefa Kervancıoğlu”, në serialin “Jetë e hidhur” ka vdekur si pasojë e një aksidenti që e ka pasur në shtëpinë e tij në muajin shkurt të këtij viti.

Siç duket, shëndeti i aktorit nga ajo kohë nuk patë asnjë përmirësim.

Madje, në muajin gusht është kërkuar edhe gjak për të, por, gjendja e tij javën e fundit ishte përkeqësuar shumë.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu