Ndërron jetë duhanpirësi më i njohur gjerman – shkaku i duhanit, ishte për katër vite nëpër gjykata! (FOTO)

Friedhelm Adolfs, një duhanpirës i pensionuar, i cili u bë i famshëm për përpjekjen e tij të gjatë ligjore për të mos u larguar nga banesa, vdiq në moshën 79 vjeçare.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Adolfs i cili pësoi një sulm në zemër dhe vdiq të hënën në spital.

Sipas mediave, vitin e kaluar Adolfs përfundoi me sukses një betejë ligjore katërvjeçare për të qëndruar në një apartament me qira, ku jetonte për 40 vjet.

Pronari i banesës ishte duke u përpjekur që ta largonte nga aty “duhanpirësin i pacipë”, duke pretenduar se i pengonte fqinjët e tij dhe duke rrezikuar shëndetin e tyre.

Gjykata e Düsseldorf, megjithatë, nuk gjeti prova të mjaftueshme bindëse për këto akuza.

Madje, siç thuhet më tej, në çdo seancë gjyqësore, Adolfs dilte për të ndezur nga një cigare, para ndërtesës së gjykatës. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu