Ndërron jetë legjenda e Liverpoolit

Ish-portieri i Liverpoolit, Tommy Lawrence, ka ndërruar jetën sot në moshën 77-vjeçare, ka njoftuar klubi përmes një komunikate zyrtare.

Skocezi Lawrence ishte zgjedhja e parë në portën e Liverpoolin gjatë viteve 1960-të.

Ai mungoi në vetëm katër ndeshje në ligë në gjashtë sezoneve, në të cilat “Të kuqtë” e fituan dy herë First Division Championship [Premierligën e sotme] dhe FA Cup për herë të parë.

Lawrence nënshkroi kontratë si profesionist me Liverpoolin në tetor të vitit 1957, pak muaj pas ditëlindjes së 17-të.

Ai është paraqitur plot 390 herë për Liverpoolin para se të transferohej të Tranmere Rovers në vitin 1971, ku qëndroi për tri vite. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu