Ndërron jetë ushtari profesionist, po shuante zjarrin

Një ushtar profesionist në Krivollak ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin e Negotinës, njofton InfoShqip.

35 vjeçari i cili punonte në poligonin ushtarak Krivollak së bashku me kolegët e tij kishin marr pjesë në shuarjen e një fushe të djegur nga gjuajtjet e bëra në kuadër të ushtrimeve të rregullta ushtrake.

Pasi që kishin përfunduar ms shuarjen e zjarrit, i ndjeri nuk është ndier mirë me çrast, me anë të ambulancës ushtarake është dërguar në spitalin e Negotinës, ku edhe ndërroi jetë.

Trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në klinikën e Shkupit, për t’u vërtetuar shkaqet e vdekjes./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu