‘Ndihmë, burri do të më vrasë’ – policia i gjen automatikun shkodranit dhe i ve prangat

Një konflikt familjar në Velipojë ka alarmuar Policinë e Shkodrës. Pas një telefonate në sallën operative, policët kanë shkuar në një banesë ku kanë folur me një 62-vjeçare T. M. e cila rrëfeu se ishte kanosur me fjalë nga bashkëshorti i saj.

Telefonata e sj për ndihmë nuk ishte e para. Rezultoi se T.M. kishte qënë e pajisur edhe me urdhër mbrojtje më parë.

Ndaj, policia kontrolloi banesën ku ajo jetonte me bashkëshortin e saj Shefqet Muça, 67-vjeç dhe zbuloi një automatik model 56, me 3 krëhëra dhe 300 fishekë.

Policia i ka vënë prangat të shoqit për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e arme?ve luftarake dhe e municionit” .


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu