Ndihmë nga NATO për përballje me Covid-19, 1,4 milion euro për Maqedoninë

NATO siguron 1,4 milion euro për blerjen e 60 respiratorëve dhe pajisje mjekësore shtesë. Ndihma është vërtetim për solidaritetin aleat ndaj vendit tonë dhe vendeve të rajonit theksoi sekretari gjeneral i Aleancës, Jens Stoltenberg.

“Pandemia Kovid-19 vazhdon të na sfidojë të gjithëve. Ushtritë tona vazhdojnë të luajnë rol kyç në mbështetjen e përpjekjeve civile. Edhe aleatët i ndihmojnë njëri tjetrit, përmes vendosjes së spitaleve mobile në terren dhe transportit të pacientëve. Edhe këtë muaj, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të marrin ndihmë nga rezervat e reja të NATO-së. KOVID-19 nuk bën që të zhduken sfidat tjera. D.m.th. mbetet me rëndësi vitale që të investojmë në mbrojtjen tonë”, deklaroi Jens Stoltenberg – Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Shpërndarja e ngarkesës buxhetore gjithashtu ka qenë temë në takimin ministror. Te pjesa më e madhe e aleatëve sipas numrave të tanishëm, buxhetet rriten tashmë gjashtë vite me radhë. Trend të njëjtë ka edhe buxheti për mbrojtje i Maqedonisë së Veriut. Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në takimin e sotëm ka shprehur falënderim për ndihmën nga NATO.

“Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në përcaktimin për rritje të vazhdueshme të buxhetit të mbrojtjes dhe arritjen e 2% të BPV në vitin 2024, si dhe ndarjen e 20% të buxhetit për furnizim me pajisje dhe modernizim në vitin 2021”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Ky është hap i cili konfirmon se solidariteti dhe gatishmëria që t’i ndihmohet secili aleat është vlera më e madhe në Aleancë, qëndron në kumtesën e Ministrisë së mbrojtjes. Ministrat kanë sjellë vendim për ndërtimin e qendrave kozmike në pjesën jugperëndimore të Gjermanisë. Takimi vazhdon edhe nesër, ku temat kryesore do të jenë misionet dhe operacionet paqeruajtëse, me fokus në Afganistan, Irak dhe Kosovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu