Ndihmësja personale e Ivanka Trump rezulton me koronavirus

SHBA mbajnë vendin e parë për zgjerimin e infeksionit të koronavirusit, i cili tashmë ka prekur edhe drejtues të lartë të qeverisë.

Dy ditë më parë u konfirmua ndihmësi i Presidentit Trump, ndërsa sot ka dalë pozitive edhe ndihmësja e Ivanka Trump.

CNN raporton se gruaja nuk kishte simptoma kur iu nënshtrua tamponit për kujdes dhe se ajo ka qenë duke punuar nga shtëpia për dy muaj.

Ivanka dhe burri i saj, Jared Kushner, gjithashtu janë testuar dhe janë negative. Vetë Trump konfirmoi që zëdhënësi i zëvendësit të tij, Katie Miller, testoi pozitiv./abcnews


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu