Ndizet “drita jeshile” e BE-së për celular në avionë

Pasagjerët në fluturimet brenda Bashkimit Evropian tani do të mund të përdorin celularët e tyre gjatë fluturimit, pasi Komisioni ka dhënë leje për përdorimin e teknologjive 5G në avionë.

Afati i fundit për Shtetet Anëtare për të caktuar frekuenca në spektrin 5G për avionët është 30 qershor 2023.

Kjo do të thotë se nuk ka nevojë të vendosni celularët në “modalitetin e aeroplanit”, kështu që telefonatat, madje edhe videot dhe muzika do të jenë të disponueshme gjatë fluturimit.

Komisioni, siç theksohet nga BBC, kishte rezervuar pjesë të spektrit për përdorim nga avionët që në vitin 2008. Në këtë kontekst, kompanitë ofronin akses në internet gjatë fluturimit, por ai ishte i ngadaltë.

Me teknologjinë 5G shpejtësitë janë shumë më të mira dhe lidhjet janë më të besueshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu