Ndizet loja e rrezikshme në Ballkan, serbët zbulojnë planin e Putinit që mund të hedhë në erë Kosovën dhe Serbinë

Media serbe “Blic” i ka kushtuar një artikull ndërhyrjes ruse në Serbi. Në këtë artikull theksohet se Rusia në mënyrë të qartë ka treguar haptazi mbështetjen e saj ndaj Serbisë në lidhje me çështjen e Kosovës. Por pyetja këtu është nëse e gjithë kjo mbështetje a përmban ndonjë shqetësim për Beogradin?

Marshimi i së dielës të ultra të djathtëve me simbolet e “Wagnerit“ në Jarinje është shenjë e qartë që tregon se “ariu” i Rusisë po vendos gjithnjë e më shumë putrën e tij në këtë rajon. Ndërhyrja e Rusisë në Serbi, si dhe të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur kohët e fundit na çojnë në pyetjen nëse Rusia po fillon një fushatë për t’u hakmarrë nën maskën e ndihmës? Por vetë BE, a është i mbrojtur nga e gjitha kjo?

Kryetari i qendrës kërkimore arsimore “Libek” Millosh Nikoliç deklaroi për median serbe “Blic“, se Moska po përdor të gjitha mjetet për të mos krijuar iluzione se po tërhiqet nga rajoni.

“Por mund të them bindshëm se të njëjtin qëllim ka dhe BE. Rusia ndryshe nga BE do të vazhdoje të kërkoje gjithmonë një arsye për të ruajtur pozicionin e saj në rajon. Moska me taktikat dhe manovrat e saj do të mundohet edhe pse pa sukses që ta portretizoje BE- në si të pafuqishme dhe të paaftë për zgjidhjen e tensioneve dhe çështjeve të rajonit. Si rrjedhoje Moska ushqen një iluzionin se ajo është një faktor i domosdoshëm në zgjidhjen e çështjeve të sigurisë evropiane duke përfshirë edhe çështjen e tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës. Por promovimi i çdo iluzioni nuk do t’u shërbente aspak komunitetit serb në Kosovë. Grupe aktivistësh nacionalë të cilët i bëjnë thirrje Rusisë për ndihmë ndaj Serbisë u jep shkak dhe arsye politikanëve kosovarë që të forcojnë bindjet se Serbia dhe Rusia po përgatisin një lloj sulmi ndaj Kosovës. Një nga elementet e legjitimitetit të kërkesave të komunitetit serb janë pikërisht metodat jo të dhunshme të luftës joinstitucionale gjatë së cilës shtrohen kërkesat. Çdo përshkallëzim i dhunshëm vetëm e cenon legjitimitet dhe interesat e tyre.”

Rilindja e grupeve të reja nacionalizmi

Sipas Nikoliç ky episod nuk do të mbaroje me kaq pasi grupe të ndryshme mund të mblidhen nën ombrellën e nacionalizmit dhe mund të gjejnë zgjidhje që nuk do të jenë të pranueshme nga pala kosovare për zgjidhjen e zhbllokimit të barrikadave ne veri të vendit.

“Diçka e tillë do të jetë në interes të atyre që nuk duan që negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e BE-së të zhvillohen me sukses. Përkundrazi ata duan të bllokojnë çdo rrugë që i çon në kompromis.

Përpjekje të tilla drejtohen drejtpërdrejt kundër interesave të komunitetit serb në Kosovë dhe në mënyrë indirekte kërcënojnë besueshmërinë e Beogradit në skenën ndërkombëtare si dhe rajonale dhe kur flasim për procese integruese të udhëhequra nga Serbia, gjëja e parë që na vjen në mëndje është nisma e Ballkanit të Hapur. Natyrisht, nuk mund të dimë me siguri nëse Rusia i inicion apo vetëm i frymëzon aktivistët e lartpërmendur të fundjavës, por ajo që dimë është se interesi rus për të minuar fuqinë dhe reputacionin e BE-së ka pasoja të drejtpërdrejta të dëmshme për interesat kombëtare serbe”, tha ai.

Edhe ish-diplomati Sreçko Gjukiç është i të një mendim në lidhje me këtë çështje. Sipas tij qëllimi i prezencës së demonstruesve te “Wagnerit” është mesë e qartë, por kjo është një lojë shumë e rrezikshme pasi ve në rrezik të ardhmen e dy vendeve. Ndërhyrja e forcave të jashtme nuk do t’i sjelli dobi Serbisë.

Rusia nuk dëshiron zgjidhje të situatës

Sipas “Blic”, Rusia për dy arsye nuk dëshiron që situata e Kosovës të zgjidhet. Nuk është akoma e qartë dhe vështirë të kuptohet se çfarë po bën saktësisht grupi “Wagner”, por diçka është mesë e qartë duhet të ketë probleme dhe konflikte që të vazhdoje ekzistenca e tij dhe diçka të tillë më shumë se Rusia nuk e dëshiron asnjë vend tjetër.

Arsyeja e dytë është shpërqendrimi i vëmendjes. E gjithë vëmendja dhe fokusi është përqendruar tek lufta në Ukrainë, një kaos dhe një luftë tjetër do t’i shërbente Moskës për të shpërndarë vëmendjen në këtë mënyrë do të krijohej hapësire për manovrime ndaj Ukrainës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu