Kandidati për këshilltar komunal nga radhët e lëvizjes “Vetëvendosje!”, Fitim Haziri, e ka bërë një pretim goxha interesant. Ai në një postim në rrjetin social “Facebook” është zotuar se nëse arrin të bëhet pjesë e Kuvendit Komunal të Podujevës, pagën e tij do t’ua ndajë dy studentëve të dalluar, qoftë edhe nëse ata janë anëtarë të cilitdo subjekti politik.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar miq!
Do tëmundohem me pakë fjalë t’ju drejtohem dhe mos t’ju bezdis, me dashurinë dhe respektin që kam për ju, një dashuri dhe respekt që ka qenë para kësaj fushate dhe para se të futem në politikë (dhe që do të vazhdojë).
Kam vendosur t’i hyjë një gare jo të provuar më parë. Jam radhitur përkrah lëvizjes “Vetëvendosje!”.
Unë nuk kënaqem me gjendjen aktuale dhe besoj që edhe junuk jeni të kënaqur. Ne mund ta ndryshojmë këtë vetëm nëse angazhohemi së bashku për atë që dëshirojmë.
Podujeva, vendi ku kam lindur, që bart mbi vete heronj të shumtë që i dha Kosovës, njerëz të mëdhenj, intelektualë, njerëz të mirë , të ndershëm, punëtorë, fetarë, sportistë, pleq, të rinj, fëmijë….një vend që është dhuratë nga Zoti me një sipërfaqe prej 663 km² me male, fusha, lumenj, liqe… një vend ku është transit për shumë mërgimtarë dhe vizitorë të huaj…Por, e gjithë kjo ka mbetur pa një menaxhim të mirë.
A nuk e meritojmë ne banuesit e saj që Podujeva të jetë një qytet më i zhvilluar ekonomikisht, me shëndetësi më të mirë e arsim cilësor, bujqësi e infrastrukturë të zhvilluar, kushte për sport e rekreacion, etj.
Unë ju ftoj që ta shikoni alternativen e Vetëvendosjes për qeverisje lokale për Komunën e Podujevës e cila është e përbërë nga 25 zotime për të cilat premtojmë që gjatë mandatit qeverisës, pas 22 tetorit, do t’i realizojmë.
Për ta arritur këtë duhet nisur, e për të nisur duhet kurajë! Kurajë jeni ju që na bëni të guximshëm të marrim përgjegjësi në shërbim të qytetarit dhe për qytetarin.
Nëse dikush mendon sekandidimi im është bërë për ndonjë interes personal, gabohet. Unë që tash dua të bëj një zotim: Pagën e asamblistit, sado që të jetë, do t’ua ndaj dy studentëve që kanë notën mesatare më të lartë dhe që janë me asistencë sociale, qoftë edhe nëse janë anëtarë të subjekteve të ndryshme politike!
Me mendje dhe Zemër!
I juaji Fitim Haziri!










