Në Itali është duke ndodhur një përmbysje e madhe, ku një parti si 5 Yjet, e cilësuar si anti-sistem ka marrë numrin më të madh të votave krahasuar me të gjithë të tjerët.
Ajo prin edhe ndaj partisë së Renzit apo Berlusconit duke i dhënë një mësim të mirë të gjithë spektrit politik vendas.
Deri tani janë numëruar 85 për qind e qendrave të votimit në Itali dhe rezultati është:
Në 51.737 qendra votimi nga 61.401, pas numërimit është kjo situatë:
Lëvizja 5 Yjet 31,66%,
PD(e majtë-Renci) 19,46%,
Lega(Mateo Salvini) 18,25%,
Forza Italia(Berluskoni) 14,32%,
Fratelli d ‘Itali 4.27%,
Liberalet 3.31%,
+ Europa 2.40%,
Ne me Italinë-UDC 1.19%,
Italia dhe Europë së bashku 0.53%,
Kurse koalicionet kanë këto rezultate
Koalicioni Qendra e Djathtë 37.53%,
Lëvizja 5 Yjet 31.66%,
Koalicioni Qendra e Majtë 23.44%
Përfundimi:
Koalicion fitues – Koalicioni Qendra e Djathtë
Parti Fituese – Lëvizja 5 Yjet










