Ndodh edhe kjo: Autobusi kosovar dykatësh ngec në një nënkalim në Zagreb

Autobusi i kompanisë kosovare “Flutura Raizen” ka ngecur nën nënkalimin më të famshëm në Zagreb në rrugën Miramarska.

Autobusi dykatësh, katër metra i lartë ka tentuar të kalojë nën një nënkalim 3.65 metra të lartë, shkruan gazeta kroate Jutarnji list, transmeton Periskopi.

“Sot një automjet me targa të Kosovës duke lëvizur drejt qendrës, ka ngecur në pjesën më të gjerë të nënkalimit, ku çatia e tij ka goditur tavanin e nënkalimit. Komunikacioni ka mundur të vazhdojë në korsinë e djathtë, të ngushtë, që kalon nën nënkalim”.

“Sipas dëshmitarëve, drama është zgjidhur për rreth 20 minuta kur shoferi ka arritur të kthehet prapa”, raporton gazeta kroate.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu