Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani sot e ka nisur ditën me një vizitë jo fort të zakonshme në zyrën e saj. Në zyrën e presidentit sot kanë qëndruar për vizitë prindërit e Vjosa Osmanit.
Në fakt, një praktikë e tillë nuk është parë shpesh në Kosovë, që familjarët të shkojnë për vizita nëpër zyre të institucioneve publike.
Kujtojmë se pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaci, Vjosa Osmani është emëruar u.d e presidentit.
Këtë detyrë, në rast se në këtë pozitë nuk arrihet të votohet dikush tjetër Osmani pritet ta ushtrojë deri në gjashtë muaj./