Keji i Vardarit, respektivisht pjesa nga hoteli “Park” deri te sheshi Maqedonia tanimë është i ndriçuar. Nga Qyteti i Shkupit thonë se janë vendosur 51 kandelabra, ndërsa secila prej tyre ka nga 3 drita.
Shtegu me vite ka qenë në errësirë. Çiklistët dhe ata që merren me sporte rekreative, në disa raste zyrtarisht kanë kërkuar nga Qyteti i Shkupit të bëhet ndriçimi i këtij shtegu, me qëllim që ai të jetë i përdorshëm edhe gjatë mbrëmjeve. Siç thonë, nuk kanë pritur që Qyteti i Shkupit do t’iu përgjigjej kërkesave të tyre dhe se do të vendosë kandelabra në stilin barok.
“Duhet që deri në fund të shtegut të vendosin drita. Të ketë ndriçim edhe gjatë mbrëmjes që të mund të lëvizemi lirisht”, tha Ivan Dolgerov.
“Duhet të vazhdojnë me vendosjen e kandelabrave, sepse gjatë natës kanë ndodhur edhe incidente. Ndodhte që të shkelej dikush që vraponte apo ecte. Ndriçimi duhet të vendoset deri te Aleksandër Pallas”, tha Ivan Kamenjarski.
Nga Qyteti i Shkupit, thonë se vendosja e kandelabrave në këtë pjesë të Vardarit, do të duhej t’i kënaqë nevojat e të gjithë shfrytëzuesve të këtyre hapësirave publike.
GRAFIKË: QYTETI I SHKUPIT
“Qyteti i Shkupit në mënyrë aktive është duke punuar në ndriçimin e hapësirave publike dhe shtigjeve. Në përputhje me standardet, ky ndriçim, së bashku me ndriçimin publik, duhet t’i kënaqë nevojat e të gjithë shfrytëzuesve të këtyre hapësirave publike.”
Nga Qyteti i Shkupit, thonë se në kuadër të programit për rregullimin e ndriçimit publik të Kejit, mes urës te Drejtoria Doganore dhe plazhit të qytetit “Park”, u vendosën 51 kandelabra me nga 3 drita. Realizuesi i këtyre punimeve është “Kod Inxhenering”, kurse vlera e përgjithshme e projektit ka kushtuar 5.244.397 denarë, ose rreth 86 mijë euro. Vetëm për një kandelabër janë shpenzuar më shumë se 1 600 euro.