Ndryshimet në Ligjin e Armatës: Gjuha shqipe nuk do të përfshihet

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri sot ka shqyrtuar propozim ndryshimet për Ligjin për shërbim në armatë, të cilat pas miratimit kanë hyrë në seancë plenare. Shumica parlamentare refuzoi propozimin e Aleancës për Shqiptarët që si pjesë e këtyre ndryshimeve, të ndryshohet edhe neni 5 që ka të bëjë me përdorimin e gjuhës shqipe. Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe deklaroi pas seancës së komisionit se, me mospërfshirjen e nenit 5, gjuha zyrtare do të mbetet vetëm gjuha maqedonase me ligj edhe pse ministria e Mbrojtjes e ka obligim ligjor dhe kushtetues që të zbaton edhe gjuhën shqipe.

“Propozimi im për tërheqje dhe përmirësim të këtyre propozim ndryshimeve u refuzua. Pra, fatkeqësisht edhe deputetët e BDI-së u rreshtuan së bashku me deputetët e VMRO-së dhe LSDM-së. //Fatkeqësisht kemi një hipokrizi dhe jo sinqeritet, mos-ndryshim të mentalitet këtu në shtetin tonë për shkak se, gjithë së bashku angazhohemi për mbrojtjen e gjuhës maqedonase e nga ana tjetër pikërisht kjo Qeveri vazhdon diskriminimin në lidhje me gjuhën shqipe”, deklaroi Halil Snopçe nga ASH.

Sipas deputetit të LSDM-së, Mile Talevski tha se, momentalisht nuk ka mundësi ligjore që të shqyrtojnë këtë pjesë të ligjit, pasi në këtë pjesë të ndryshimeve ligjore janë përfshirë nenet që kanë të bëjnë me përfitimet dhe përmirësimit të kushteve të punës të pjesëtarëve të armatës.

“Ajo do të bisedohet më pas, por konkretisht në këtë moment diskutohet vetëm për këto nene që janë të përfshira në pjesën e përmirësimit të kushteve për punën e pjesëtarëve të armatës dhe mundësisë së pensionimit të tyre në 45 vjeç”, deklaroi Mile Talevski, LSDM.

Me ndryshimet e propozuara të Ligjit për shërbim në armatë mes tjerash parashihet që, të vendoset metodologji e re për përllogaritjen e pagave, për ushtarët profesionistë të cilët pensionohen në moshën 45 vjeçare, parashihet kompensim prej dy pagave mesatare, por jo më pak se 1000 euro, për çdo vit të kaluar në shërbim në Armatë, si dhe përfitime të tjera./KlanMacedonia/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu