Në Aeroportin e Ohrit nuk respektohet gjuha shqipe

Në Aeroportin e Ohrit që gjendet afër Strugës nuk respektohet Ligji për gjuhët, pasi që në tabelat e vendosura, mbishkrimet nuk janë edhe në gjuhën shqipe. Drejtoria e doganave së fundi ndërroi tabelat në pikat dhe zonat kufitare, përfshirë edhe aeroportin, informon INA.

Sipas Ligjit për gjuhët, aeroporti i Ohrit duhet të përmbush detyrimin që gjuha shqipe të përdoret, pasi që gjendet në një zonë apo territor ku popullsia shqiptare është mbi 20 për qind. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu