Në Anketën e “Brima Gallup” Zaev parakalon Gruevskin, Ahmeti prinë te shqiptarët

Barometri i fundit politik BRIMA-s tregon se pas zgjedhjes së qeverisë së re ka ardhur një zhvendosje e partive politike në Maqedoni.

Për herë të parë pas shumë vitesh LSDM kryeson me 22.4% para VMRO-DPMNE, e cila është mbështetur nga 19.8% të anketuarish.

Edhe pse VMRO-DPMNE në segmentin e maqedonasve etnikë ende ka një avantazh prej 0.9% të totalin e elektoratit LSDM ka një avantazh prej 2.6% për shkak se LSDM e mbështet 6.3% e shqiptarëve etnikë dhe gjithashtu LSDM në mesin e votuesve të komuniteteve tjera ka një avantazh prej 15.1% krahasuar me VMRO-DPMNE.

Në kampin politik shqiptar BDI ende ruan kryesimin me 26.6% në krahasim me Besa që mbështetet nga 15.8% dhe Lëvizjes për Reformën në PDSH-së që e mbështesin 15.5% e shqiptarëve etnik.

Por duhet theksuar se në elektoratin e përgjithshëm pothuajse çdo qytetar i pestë është i pavendosur (17.7%).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu