Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pranohet rezoluta për Mianmarin

Në një votim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) është pranuar rezoluta e cila bën thirrje që ti “jepet fund operacioneve ushtarake dhe shkeljeve sistematike të të drejtave të njeriut” kundrejt muslimanëve të Arakanit në Mianmar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në rezolutën e propozuar në AP-OKB nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI), 122 vende votuan “pro”, 10 kundër, ndërsa 24 vende abstenuan.

Në këtë rezolutë i bëhet thirrje qeverisë së Mianmarit që t’u japë fund operacioneve ushtarake dhe shkeljeve sistematike të të drejtave të njeriut kundrejt muslimanëve të Arakanit, ndërsa kërkohet që t’ii jepet e drejta e nënshtetëtisë muslimanëve të Arakanit, të lejohen ndihmat humanitare dhe që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, të emërojë një përfaqësues të posaçëm për Mianmarin.

Kjo rezolutë u refuzua nga Kina, Rusia, Siria, Mianmari, Kamboxhia, Laosi, Filipinet, Vietnami, Zimbabeja dhe Bjellorusia.

– Spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit –

Sipas OKB-së, që prej 25 gushtit afërsisht 700 mijë muslimanë të Arakanit kanë lëshuar vendin e tyre dhe kanë kaluar nga Mianmari në Bangladesh, duke ikur nga masakrat dhe persekutimet.

Siç vlerësohet, në vitet e 70-ta rreth dy milionë muslimanë jetonin në Arakan, por ky numër ka rënë nën 350 mijë për shkak të arratisjes nga sulmet sistematike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu