Në Australi, legalizimi i marijuanës bëhet në nëntor

Marihuana medicinale do të legalizohet në të gjithë Australinë duke filluar nga Nëntori i këtij viti, nëpërmjet një vendimi që u mor këtë javë nga “Therapeutic Goods Administration” .
Por kjo nuk do të thotë se do të përdoret lirshëm nga të gjithë si një bar jeshil sepse në fund të fundit është jo e ligjshme.

Kjo lloji droge, “marihuana”, do të legalizohet vetëm për përdorim mjekësor dhe do të kontrollohet në mënyrë të rreptë pasi qeveria federale po punon për të krijuar një rregullator kombëtar, shkruan tvklan. Siç u raportua në “The Canberra Times”, vendimi u mor në saj të qeverisë federale e cila mbështeti ndryshimin e aktit të lëndëve narkotike, e cila lejoi marihuanën që të rritej dhe prodhohej në Australi për qëllime mjekësore.

Kjo lloji droge trajtohet nëpër laboratore klinike, e cila më pas mund të ndryshojë në mënyrë efektive jetën e atyre njerëzve të cilët kanë vuajtur nga dhimbjet kronike.

Ky trajtim gjithashtu do të zvogëlojë edhe mundësinë që pacientët t’i nënshtrohen kimioterapisë.

Sipas Daily Mail, nismëtarja për marihuanën medicinale, Lucy Haslam, tha se legalizimi i drogës ishte një vendim i duhur.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu