Në Dibër u shënua Dita e alfabetit të gjuhës shqipe

Me shumë aktivitete në Dibër shënohet 22 Nëntori Dita e alfabetit të gjuhës shqipe. Në të dy shkollat fillore dhe gjimnazin në komunë, në paralelet me mësim në gjuhën shqipe, dje orët e para në shkollë iu kushtuan 110 vjetorit të mbajtjes së Kongresit të Manastirit, ku edhe është zyrtarizuar alfabeti i gjuhës shqipe. Nesër në SHF “Sait Najdeni” do të ketë program të përgatitur nga nxënësit.

Mbrëmë në Qendrën për kulturë një numër i madh vizitorësh kishin mundësinë ta ndjekin filmin dokumentar “I fundit mes rilindësve” kushtuar Jusuf Bagerit, një prej veprimtarëve më të shquar të kulturës shqipe nga fillimi i shekullit 20. Bageri është i lindur në Nistrovë, Rekën e Epërme, Komunën e Mavrovës dhe Rostushë në vitin 1870, ndërsa ka vdekur në Prishtinë në vitin 1916.

Filmi është në regji të Kujtim Gjonajt, skenari i Miradie Maliqit, muzikë e kompozitorit Fatos Lumani, ndërsa producent Afrim Farizi.

Sot delegacioni i komunës së Dibrës i kryesuar nga kryetari i Këshillit të komunës Bashkim Mashkuli, vendosi lule të freskëta në bustin e Bagerit, i cili së bashku me bustin e rilindësit Sait Najdeni gjenden në qendrën e Dibrës.

Në Dibër në vijim është turniri në futboll të vogël, i cili tradicionalisht mbahet me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së pavarësisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ditës së flamurit kombëtar shqiptarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu