Në dreq të mallkuar, ç’është ky zor në BDI që është ngujuar, derisa VMRO po pret

Arsim Kasumi, një intelektual tetovar që jeton në mërgim është i mllefosur se përse BDI po mban mbledhje dhe po krijon “show”, duke bërë analiza, kur kjo parti sipas tij ka platformën dhe duhet të pret sinjalin apo miratimin e Gruevskit dhe VMRO, informon INA.

“Në vend se VMRO-DPMNE të ngujohet dhe të mbaj mbledhje maratonike dhe të qaj hallin për platformën shqiptare, këtë e bën BDI, e cila si duket është në hall të madh. Kjo parti s’ka çka kërkon e analizon, kur ka bërë të qartë platformën e saj. Por halli është se Ali Ahmeti bashkë me Musa Xhaferrin po kërkojnë tja lidhin kryet pazarit me VMRO-në e Gruevskit. Ky është skandal i paparë”, shkruan mërgimtari shqiptar. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu