Kryetari i Shtëpisë Botuese “Logos A”, Adnan Ismaili jo rallë herë është kryqëzuar në media për pjesëmarrjen e tij në politikë.
Në vitet e fundit, është parë shpesh herë të lëvizë nga fushata në fushatë, por nën mbështetje të subjekteve të ndryshme partiake, transmeton TV21.
Edhe pse pak muaj na ndajnë nga fushata e fundit zgjedhore, ku ai është parë nën ombrellën e Frontit Europian, tani në opozitë, sot është parë afër njërit nga liderët e koalicionit oponent, VLEN-it.
Adnan Ismaili bashkë me Azam Dautin, kanë qëndruar në kabinetin e kryeministrit të parë.
Sipas njoftimit të Dautit, bashkërisht i kanë dhuruar libra liderit të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhitit./TV21