Numri i rasteve të konfirmuara të infektimit me korona virusin e ri SARS-CoV-2 në Gjermani është rritur për 2705 njerëz brenda një dite dhe ka arritur tani 16662.
Të dhënat nga Institutit për sëmundje infektive Robert Koch ka njoftuar të shtunën se deri tani janë regjistruar 47 persona të vdekur pasi janë testuar pozitiv me korona virusin.
Të premten ishin raportuar 31 të vdekur në Gjermani si pasojë e sëmundjes COVID-19, e sipas raportit të së shtunës është shënuar rritje prej 16 njerëzve brenda një dite.
29806 raste të reja të COVID-19 dhe 1361 vdekje janë raportuar gjatë së premtes në botë.
Rastet e para të vdekjeve i raportuan dje edhe në Izrael, Emiratet e Bashkuara Arabe, Serbi dhe Gabon. Tani 71 për qind e rasteve të COVID-19 janë jashtë Kinës kontinentale.










