Në gjithë botën janë infektuar me coronavirus 732 mijë persona

Numri i të vdekurve në të gjithë botën si pasojë e coronavirusit ka shkuar në 34,686. Ndërsa numri i të infektuarve me coronavirusin ndryshe i njohur si COVID-19, ka shkuar me 732.153, duke u rritur me 10 mijë brenda disa orësh.

Këto janë shifrat e fundit të raportuara nga Universiteti amerikan John Hopkins.

Deri tani shënohen 154.673 të shëruar. SHBA tashmë ia ka kaluar dhe Italisë sa i takon numrit të të infektuarve, ndërsa shënon 2.400 të vdekur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu